Nuk dëshiron më as të flitet për PSG, Neymar kërkon të rikthehet menjëherë në Barcelonë. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar mesazhin që sulmuesi brazilian i ka dërguar presidentit të PSG, sheikut Al-Khelaifi, përpara se ky i fundit të jepte atë deklaratë për “L’Equipe”: “Nuk dua më të qëndroj te PSG, dua të rikthehem në shtëpi nga ku nuk duhet të kisha ikur kurrë”.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Kjo deklaratë e Neymar shpjegon qartë edhe ndryshim e kursit nga ana e drejtueseve të PSG, të cilët nuk e konsiderojnë më si të paprekshëm brazilianin. E gjithë kjo situatë ka bërë që dhe trajneri Tuchel të mos e dëshiroj me Neymarin në skuadër, një lojtar i cili kurrë nuk arriti të jetë pjesë e grupit.

Marca
Marca

Sipas të përditshmes tjetër spanjolle, “Marca”, Barcelona ka nisur punën për të rikthyer Neymar në “Camp Nou”. Ideja e tyre është e qartë, dëshirojnë të përfshijë në negociata disa lojtarë për të ulur koston e këtij operacioni.

I
I

Në tavolinën e sheikut Al-Khelaifi janë dy emra shumë të rëndësishëm, Philipe Coutinho dhe Ousmane Dembele, dy lojtarë që erdhën me shumë buje por nuk respektuan pritshmërinë. Si Coutinho ashtu dhe Dembele janë dy lojtarë që pëlqehen shumë nga trajneri Tuchel, dy lojtarë që do të zhvlerësonin largimin e Neymar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb