Lionel Messi vendosi të largohej nga PSG pas dy sezonesh në Parkun e Princave. Gjërat nuk shkuan siç duhet për sulmuesin argjentinas, pasi pavarësisht përpjekjeve, skuadra parisiene nuk arriti dot të fitojë Champions League.

Një nga miqtë e tij më të mirë te ekipi i PSG ishte Neymar. Braziliani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron fat “Pleshtit” për të ardhmen.

“Vëllai nuk shkoi por provuam gjithçka. Ishte kënaqësi të ndaja edhe dy vite. Fat të mirë në fillimin tuaj të ri dhe jini të lumtur. Unë të dua” – Shkruan Neymar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: