Aventura e Mauro Icardi me Paris SG nisi në mënyrën më të mirë, aq sa dukej e sigurt se klubi parizien do të blinte përfundimisht kartonin e tij në fund të sezonit. Por ashtu siç ndodh në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe qëndrimi i sulmuesit me kampionët francezë duket i pamundur. Raporti i Icardi me trajnerit Tomas Tuchel është I ngrirë, siç tregojnë edhe pankinat e shumta.

Kylian Mbappe Neymar Mauro Icardi Psg Vs Amiens Ligue 1 2019
Kylian Mbappe Neymar Mauro Icardi Psg Vs Amiens Ligue 1 2019

Po ashtu, sipas mediave franceze edhe drejtuesit e klubit janë të irrituar me argjentinasin, pasi ai organizoi bashkë me Cavani dhe Di Maria festën e ditëlindjes vetëm një ditë pas humbjes në Champions kundër Borussia Dortmund. Këtyre iu shtohet dhe një raport I keq me disa prj shokëv të skuadrës, Neymar dhe Mbappe mbi të gjithë. Lajmi bëhet i ditur nga “L’Equipe”.

Kylian Mbappe And Neymar Lyon Vs Psg Coupe De France 2020 (1)
Kylian Mbappe And Neymar Lyon Vs Psg Coupe De France 2020 (1)

Duke qëndruar në atë që raporton prestigjozja franceze, Icardi nuk e duron faktin se dy sulmusit komunikojnë shumë me njëri-tjetrin në fushë dhe atij I kalojnë shumë pak topa. Maurito ndjehet I veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe si “hakmarrje” ka reduktuar në minimum pjesmarrjen në manovrat defensive gjatë ndeshjeve ku është aktivizuar. Kjo ka bërë që Paris SG të ndryshojë mendin më lidhje me të ardhmen e sulmuesit, duke forcuar në të njëjtën kohë zërat e fundit në merkato, që flasin për një rikthim të Juventus në gjurmët e Mauro Icardi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb