Skuadra e PSG-së e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Kaen.
Edhe pse me një skuadër jo të plotë pasi Tuchel nuk kishte të gatshëm Mbape e Kavani, por i mjaftoi ylli brazilian, Nejmar. Tekniku Gjerman e ka menaxhuar shumë mirë sfidën kundër Kaen dhe ka arritur të triumfojë në ndeshjen e tij të parë në krye të PSG-së në kampionat.

Fillimisht ishte Neymar që shënoi në minutën e 11′ të të ndeshjes pas disa aksionëve të organizuara nga skuadra parisiene. Braziliani 26 vjeçar shënoi golin e parë të ndeshjes, një gol shumë i rëndësishëm dhe që i hapi rrugën e suksesit kampionëve të Francës.
PSG vazhdoi presionin në pjesën e parë dhe pas që depërtimi që bëri Di Maria në minutën e 34, e shndërroi në gol mesfushori Rabiot. Në fund të takimit, do të kishte kohë edhe për një gol të talentit Ueah.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: