Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të vuajtur në fushën e Lorient në javën e 14- të të Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës nuk kanë pasur në dispozicion Leo Messi-n për shkak dëmtimi dhe mungesa e tij është ndier.

Një ndeshje që është hapur me gol. Skuadra e Galtier, në fakt, ka shënuar pas vetëm nëntë minutash lojë me Neymar. Braziliani ka përfituar nga një gafë e portierit dhe ka shënuar me lehtësi.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 53-të, ka ardhur goli i barazimit nga vendasit i shënuar nga Moffi, që ka mposhtur Donnarumma-n me një goditje të fuqishme brenda zonës së rreptësisë pas një aksioni perfekt të Lorient.

Nëntë minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur goli që ka vendosur ndeshjen dhe i ka dhuruar fitoren Parisit. Ka qenë Danilo që ka shënuar për miqtë pas një goditje nga këndi të Neymar.

Vazhdon sezoni i shkëlqyer i O’Ney, i cili ka realizuar 11 gola në ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon të kampionatit francez dhe ka dhënë plot nëntë asiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb