Në Francë, Neymar mbetet një çështje e hapur, një çështje që po bën po aq zhurmë se sa Mbappe. Le Parisien ka konfirmuar së fundmi lajmin e bërë publik nga L’Equipe.

Nga 1 korriku, Neymar ka rinovuar kontratën e tij me PSG deri më 30 qershor 2027, kjo falë një opsioni në kontratë që ia lejonte të rinovonte automatikisht, pavarësisht se dëshira e klubit është ta lë të lirë.

Kjo lëvizje e brazilianit shihet si një gol në aspektin financiarë, por nuk do të thotë që Neymar do të vijojë të qëndrojë në Paris pasi përfaqësuesit e tij po shohin për të tjerë opsion në tregun e transferimeve. Së fundmi kanë kontaktuar me klubin e Chelsea për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim në Londër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: