Neymar nuk heq dorë nga ideja e tij, kërkon të rikthehet tek Barcelona. Sulmuesi brazilian mallkon çdo ditë gabimin që bëri duke u largua nga “Camp Nou” me dëshirën e madhe për të fituar “Topin e Artë”, diçka që nuk e arriti kurrë. Neymar e provoi verën e shkuar në çdo formë për tu rikthyer tek Barcelona por në fund u detyrua të qëndronte në Paris. Braziliani ka një kontratë me PSG deri në vitin 2022 dhe nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë për të rinovuar këtë kontratë, pavarësisht shifrave marramendëse që i ofrohen.

Mundo
Mundo

Sipas “Mundo Deportivo”, Neymar ka refuzuar ofertën e parë, 100 milion euro kesh vetëm për të pranuar rinovimin e kontratës. Në kontratën e re që i ofrohet, Neymar do të përfitoj mbi 50 milion euro në sezon, por as kjo shifër nuk e josh. Agjentët e sulmuesit do të provojnë të shfrytëzojnë ligjin e FIFA-s që e lejon një lojtar të prish kontratën në mënyrë të njëanshme nëse ka kaluar 3 vite në atë klub, në rastin konkret tek PSG. Përpara se të nis këtë ofensivë, Neymar kërkon garanci nga ana e Barcelonës, e cila dhe në këtë rast është e detyruar të paguaj 180 milion euro për kartonin e tij, një shifër e vështirë për tu përballuar në këtë kohë krize.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: