Neymar u largua në verë nga Barcelona për t’u shndërruar në një lider te Paris SG por planet e brazilianit deri më tani kanë dështuar sepse Cavani po i vendos ‘gurë nën rrota’. Dy futbollistët e klubit francez nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe kjo u pa qartë në ndeshjen e fundit. Uruguaiani heziton të lejojë “222 milionëshin” të godasë penalltitë apo goditjet e lira duke i lënë të kuptohet se në kryeqytet vondos ai.

Gjithsesi kjo nuk është pritur mirë nga Neymar që pas sherrit në dhomat e zhveshjes i ka kërkuar drejtuesve të Paris SG t’a nxjerrin në shitje 30-vjeçarin. Dhe kur Neymar kërkon një gjë të tillë nuk është habi që të ndodhi. Me të parë situatën dy klube të “Premier League” dhe Napoli janë gati të nisin kontaktet për lojtarin, raporton “Daily Mail”.

Chelsea në verë bleu Alvaro Moratën por sërish Antonio Conte do të përforcojë skuadrën e tij në mënyrë që të mos ndjehet boshllëku i Diego Costa-s. Mund të duket befasuese, por ekipi tjetër anglez i interesuar për numrin 9-të të parisienëve është Everton. Blutë e qytetit të Liverpulit ndonëse bënë shpenzime marramendëse për fuqinë e tyre sërish ndjehet jo të plotësuar pas largimit të Lukakut.

Ndërkohë që pistët Cavani nuk i është ndarë për asnjë moment ish-skuadra e tij ku luan edhe Hysaj, Napoli. Italianët janë të dashuruar me futbollistin dhe tifozët napolitan do t’a mirëprisnin me dashuri ish-idhullin e tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb