Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka thënë se “Topin e Artë” për këtë vit meriton ta fitojë sulmuesi argjentinas Lionel Messi.

“Ronaldo është lojtar i madh, ka klas botëror dhe renditet si një nga futbollistët më të mirë. Kam respekt për të, por Messi e meriton për mua”- ka thënë Neymar.

Portugezi ka shënuar 51 gola në të gjitha garat dhe shihet si favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë” për shkak se ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: