Neymar do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Këtë fakt e ka deklaruar babai i tij.

Shqetësimet kryesore janë ngritur në lidhje me vazhdimin ose jo të tij, ndërsa babai i lojtarit brazilian i shuan këto dyshime.

“Mos u shqetësoni, ai do të nënshkruajë. Sigurisht do të rinovojë kontratën e tij, nuk ka asnjë nxitim, pasi ai është i lidhur me Barcelonën për tre vjet”, ka thënë Neymar Sr.

Sakaq, braziliani dje mori një lajm të madh pasi është dominuar për ‘Topin e Artë’./Telegrafi/
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: