Neymar i jep fund sezonit me PSG. Ylli brazilian është dënuar me tre ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës pas atij gjesti aspak sportiv ndaj një tifozi pas finales së Kupës kundër Rennes. Gjërat mund të shkonin edhe me keq për Neymar pasi grushti i tij ndaj tifozit nuk është cilësuar si një akt brutal me pasoja shëndetësore, nëse Disiplina do ta kishte interpretuar në këtë formë, Neymar mund të dënohej deri në dhjetë ndeshje.

Ky dënim nuk shihet si dramë, pasi PSG e ka mbyllur prej kohësh çështjen titull, sfida e fundit kundër Angers është thjeshtë për statistikë. Ajo që shqetëson më shumë është dënimi i dhënë nga UEFA, Neymar do të mungojë në 3 ndeshjet e ardhshme për PSG në Champions League. Sipas L’Equipe, Neymar do të apelojë dënimin e dhënë pas ndeshjes kundër Man.United ku braziliani ofendoi gjyqtarin e takimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: