Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka treguar historinë që qëndron pas numrit 10 që iu dha nga Kombëtarja e Brazilit. Ai ka shpjeguar se si nuk mund ti mbante dy numrat e tij të preferuar dhe përfundoi  me numrin e famshëm të Peles në shpinë.

“Robinho ishte gjithmonë idhulli  im dhe pastaj tek  Santos dëshiroja të luaja më numrin shtatë, ka thënë ai për UEOL Esporte.

“Pastaj Robinho erdhi dhe unë e respektoja atë, kështu që mora 11, i cili ishte opsioni i dytë i numrave që doja më së shumti. Para Kupës së Konfederatave, Scolari ishte ai që i jepte numrat dhe i thashë se më pëlqen 7 dhe 11’të. Dani Alves, megjithatë, me shikojë dhe me tha: ti je dhjetë, merre, duhet të marrësh këtë numër”, është shprehur braziliani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb