Në ditën e “El Clasico”, në Spanjë shpërthen një “bombë” e vërtetë, ku në qendër është Neymar. Në momentin kur dukej se Reali kishte braktisur ëndrrën për të transferuar në Madrid, Eduardo Inda, gazetari i “El Chiringuito”, ka zbuluar se James Rodriguez mund të jetë çelësi për të realizuar blerjen e brazilianit.

James
James

PSG është i interesuar për të marrë James në Paris pasi Bayern nuk ka ndërmend të paguaj klauzolën e kolumbianit. Reali kërkon të shfrytëzojë këtë pëlqim të PSG për Rodriguez për ta përfshirë në tratativën për ti rrëmbyer Neymar. Këtë lajm e përforcon edhe “Don Balon” teksa shkruan se Reali do ti ofrojë kartonin e Rodriguez që e vlerësojnë 50 milion euro, plus 170 miliontë tjera kesh, për të bindur në këtë mënyrë sheikun Al-Khelaifi të shes Neymar.

220 milion euro në total, po aq sa PSG investoi për ta marrë nga Barcelona. Një tjetër lojtarë i cili pritet të sakrifikohet për të arritur tek Neymar është edhe Isco, me talentin spanjoll i cili në fund të sezonit pritet të largohet në një kohë kur e ka të pa mundur të përfshihet në formacionin e trajnerit Solari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb