PSG i falet yjeve të ekipit, tredhëmbëshit të artë, Mbappe-Neymar-Messi, të cilët zhvilluan një paraqitje fantastike përballë Lille duke marrë një fitore me shumë peshë që përforcon statusin e tyre si kryesues në kampion me 57 pikë, 5 më shumë se Marseille.

Pavarësisht se kaluan dy herë në avantazh brenda 17 minutash me Mbappe dhe Neymar, Lille jo vetëm që u kthye në lojë, por përmbysën rezultatin, në minutën e 69-të shifrat tregonin 2-3 në favor të miqve.

Në të 87-të, Mbappe barazoi rezultatin në 3-3, por asgjë nuk përfundoi. Në limitet e shtesës, në minutën e 95-të, Messi fitoi një goditje dënimi dhe po vet me një ekzekutim perfekt realizoi një super gol duke i dhuruar PSG fitoren.

Tre pikët përballë Lille erdhën me shumë kosto pasi braziliani Neymar pësoi një dëmtim në kavilje. Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për krisje, por në çdo rast prezenca e tij përballë Bayern Munich është në dyshim të fortë.

165322819 D227ff98 9cd4 4297 B468 F87babf71fe7
165322819 D227ff98 9cd4 4297 B468 F87babf71fe7

Suksesi përballë Lille zbuti edhe tifozët e PSG të cilët kanë dalë në krah të trajnerit Galtier, sipas një sondazhi të zhvilluar nga mediat franceze, tifozët besojnë se Galtier e meriton një tjetër shans, por gjithçka pritet të vendoset pas sfidës së kthimit kundër Bayern.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: