Kur jemi edhe 11 ditë para Botërorit për Brazilin duket se gjithçka shkon në mënyrë perfektë. “Seleçao” në përballjen miqësore kundër Kroacisë të zhvilluar sot në “Anfield” ka fituar 2-0, por ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë.

Në fillimin e pjesës së dytë në lojë për Brazilin hyri Neymar, futbollisti i cili nuk shkelte që prej shkurtit në fushat e blerta. Jo vetëm kaq, por 26-vjeçari rezultoi edhe njeriu i ndeshjes.

Ai i dha impuls të ri lojës dhe në minutën e 69-t shënoi një gol mjaft të bukur, pasi dribloi bukur në të majtë. Në minutën e fundit të takimit, ekzaktësisht në të 93-n, ‘seleçao’ shënoi golin e dytë me Firminho-n.

Një takim që tregon shumë për Brazilin, ndërsa nga ana tjetër Kroacia e shumë talenteve duhet të dorëzohet përballë madhështisë së amerikano-jugorëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: