Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu nuk ka në plan që të transferojë Neymar tek Barça duke përjashtuar mundësinë e nënshkrimeve të reja në janar.

Bartomeu ka folur në një intervistë të hënën për  El Mati de Catalunya Radio. Ai u pyet në lidhje me një rikthim të mundshëm në Camp Nou te yllit brazilian, Neymar, por përgjigja e tij ishte negative.

“Neymar u largua dhe nuk pritet të kthehet te Barça, nuk ka plane për ta rikthyer atë”, ka thënë fillimisht Bartomeu në intervistën e tij.

“Askush nuk është planifikuar të nënshkruhet në janar”. Kjo është një skuadër më e vogël sepse ka lojtarë të Barcelonës  B që kanë dhënë sinjale të forta se ata mund të jenë në ekipin e parë”, përfundoi Bartomeu. Neymar e la Barçën vitin e kaluar për t’u bashkuar me PSG për një rekord botëror në transferime për 222 milionë euro.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb