Prej kohësh tashmë, mbi të gjitha pas humbjes kundër Milan, flitet gjithnjë e më shumë për një lamtumirë të parakohshme të C.Ronaldo nga Juventus. Sulmuesi portugez është i dashuruar pas Champions League, i vetmi trofe që mund ta dërgojë sërish tek “Topi i Artë”, për këtë arsye prezenca në Champions është një kusht i rëndësishëm për të respektuar kontratën që ka me “Zonjën e Vjetër”. Nëse Juve nuk arrin të kap vendin e katër në Serie A, CR7 mund të largohet, po ku mund të shkojë? Nga Parisi është Neymar që e thërret të bashkohet me të tek PSG: “Më kë lojtarë do të kisha dëshira të luaja? Dua të luaj me C.Ronaldo”, u shpreh braziliani në një intervistë për “GQ” duke shtuar: “Kam luajtur me lojtarë të mëdhenj si Messi dhe Mbappe, por nuk kam luajtur ende përkrah Ronaldo”.

Ronaldo Precio
Ronaldo Precio

Kjo ëndërr e Neymar është shumë e kripur për xhepat e presidentit Al-Khelaifi por në të njëjtën kohë është nga të paktët që ka mundësi për të vënë në jetë një transferim të tillë. Duke qëndruar tek ëndrrat Neymar ka dhe një tjetër dëshirë: “Dua të fitoj Kupën e Botës, kjo ka qenë gjithnjë ëndrra ime më e madhe në karrierë por gjithashtu dua të fitojë edhe tituj të tjerë më PSG”, përfundoi sulmuesi brazilian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: