PSG-ja u mund nga Bajerni i Mynihut në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Pas humbjes Nejmar shkoi të luante në një kazino në Paris.

Edhe pse u “kryqëzua” në rrjet, trajneri i tij Kristof Galtie e ka justifikuar. Ai u shpreh se braziliani është i lirë të bëjë atë që dëshiron në ditën e tij të pushimit.

“Kam folur me Nejmarin, i thashë atë që mendoja. Ai ka të drejtë që në ditën e relaksimit dhe pushimit të luajë. Ai është i apasionuar pas pokerit dhe ka të drejtë të luajë. Dhe pastaj i thashë se çfarë mendoja për atë foto të McDonalds-it që doli. Por kjo është mes meje dhe atij”, u shpreh ai./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: