Sergio Ramos tashmë është zyrtarisht pjesë e Paris Saint Germain. Ish-kapiteni i Real Madridit që mbylli me Los Blancos pas 16 vjetësh, pasi nuk gjetën gjuhë të përbashkët dhe Ramos, zgjodhi PSG-në, edhe pse kishte oferta edhe nga top klube nga Anglia.

Së fundmi ai ka zbuluar se Neymar Junior, me të cilin ka pasur momente të ndryshme në La Liga gjatë kohës sa braziliani ishte në Barcelonë, e bindi që t’i bashkohet PSG-së.

“Kam pasur kontakte me Neymar prej gjashtë apo shtatë vitesh, pavarësisht nga fakti se ai ka luajtur për Barcelonën dhe unë për Real Madrid. Ne gjithmonë kemi pasur një miqësi të jashtëzakonshëm me njëri-tjetrin. Neymar më bindi për PSG, para se të arrija marrëveshjen me klubin”, tregon Ramos.

Ramos ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe do të fitojë deri në 15 milionë euro neto në sezon. B

 

(BlakanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: