Nga 1 maji, do të nisë epoka e re e shërbimeve pa sportele.

Për këtë inovacion ka folur drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Ajo ka thënë se të gjitha shërbimet që mund të kryhen pa praninë fizike të qytetarëve do të kryhen “online”, ndërsa shtoi se kjo shmang bashkimet dhe ecejaket. Objektivi sipas saj është që në 2 vitet e ardhshme shumica e shërbimeve të ofrohen “online”, e kjo thotë Karçanaj do të rrisë ekonominë shqiptare.

Shërbimet dhe përgjigjet nga shërbimet do të monitorohen në kohë reale. Shërbimet që nuk kanë nevojë për prezencën e personit do të merren vetëm në eAlbania dhe jo në sportelet fizike. Janë plot 20 mln dokumente të gjeneruara deri më tani me vulë digjitale. I kemi kursyer ecejake qytetarëve dhe bizneseve. Nuk ka më bakshishe, qytetarë që strapacohen zyrë më zyrë. Kemi bërë të mundur që edhe ata aplikime të marrin përgjigje me nënshkrim elektronik dhe kjo të monitorohet. Procesi do të bëhet në të njëjtin sistem. Janë 110 mln shtet më shtet që janë gjeneruar nga punonjësit. Do të kemi një sistem të qendërzuar për punën e administratës. Sistemi do i shmangë këto fenomene. Do evidentohen problemet, duke njoftuar edhe drejtuesin që të ndërhy dhe të zgjidhë problemin. Falë teknologjisë do të bëjmë të mundur për shmangien e radhëve të gjata. Ambicia jonë është që brenda dy viteve të kemi një punë të qendërzuar për administratën publike. Digjitalizim dhe digjitalizim, në këtë ka këmbëngulur kryeministri dhe koha i dha të drejtë. Kështu fuqizohet ekonomia shqiptare. Është motivim që një vend si i yni merret si model.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb