Kampionë në fushë, por edhe jashtë saj. Lionel Messi dhe Pep Guardiola janë dy prej njerëzve më të paguar në botën e futbollit, ndërsa sipas mënyrës së tyre kanë dashur të ndihmojnë luftën kundër Coronavirus, që në Spanjë është bërë dramatike dhe ka shkaktuar shumë viktima.

Gettyimages 143924530
Gettyimages 143924530

Ylli argjentinas ka dhuruar 1 milion euro një prej spitaleve të Barcelonës dhe një tjetri në Argjentinë. Edhe Pep Guardiola nuk është kursyer. Trajneri i Manchester City, gjithashtu ka dhuruar 1 milion euro për fonacionin “Àngel Soler Daniel” në Barcelonë. Këto para do të shpenzohen për blerjen e mjeteve të nevojshme sanitare dhe mbrojtëse për mjekët dhe infermirët spanjollë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb