Kandidati për kryetar i bashkisë së Vorës Indrit Hoxha është takuar me banorët e Gjokajt dhe Muçajt. Hoxha deklaron se mdryshe nga çfarë ka ndodhur në vitet e fundit ku Bashkia Vorë ka punuar vetëm për një grusht njerëzish, për interesa okulte dhe korruptive, nga data 14 Maj Bashkia do të ketë në qendër të gjithë njerëzit.

Ai thekson se njerëzit e mirë të Vorës janë lënë totalisht në harresë nga pushteti, pavarësisht energjisë dhe dëshirën për punë që ata kanë.

“Takim me demokratët e Gjokaj dhe Muçaj!
Njerëz punëtorë, të ndershëm dhe me shpresë plot se e ardhmja do të jetë më e mirë. Sot u njoha nga afër me shqetësimet dhe problematikat e tyre.
I premtova se Bashkia Vorë do të ketë dyert e hapur për të gjithë. Do të jetë Bashkia e të gjithëve. Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në vitet e fundit ku Bashkia Vorë ka punuar vetëm për një grusht njerëzish, për interesa okulte dhe korruptive, nga data 14 Maj Bashkia do të ketë në qendër të gjithë njerëzit.
Njerëzit e mirë të Vorës janë lënë totalisht në harresë nga pushteti, pavarësisht energjisë dhe dëshirën për punë që ata kanë. Në 14 Maj fillon një periudhë e re për Vorën!”, shkruan Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb