Është një problem, që të dyja tifozëritë, e Real Madridit dhe e Liverpool, po e vuajnë. Hotelet e Kievit, ku do të luhet finalja e Champions-it për këtë sezon, nuk kanë hezituar të përfitojnë nga ky event futbollistik për të fituar para… me situatat më surrealiste.

Duke lënë mënjanë çmimet e kripura për të kaluar natën e 25 majit në Kiev, që tashmë janë të ekzagjëruara skajshëm, hotelet kanë nisur anulimin e rezervimeve të kryera, duke u dhënë mundësinë tifozëve të tjerë, që janë gati të paguajnë çmime pafundësisht superiore.

Kështu, një hotel disa kilometra larg nga qendra e Kievit është duke kërkuar rreth 1300 euro për natën e 25 majit, kur çdo fundjavë e vitit, e njëjta dhomë kushton vetëm 16 euro. Ne po ju paraqesim arsyetimet më surrealiste, që hoteleria e kryeqytetit ukrainas po bën për të bërë rezervime të reja, me çmime stratosferike.

booking

“Nuk ka energji elektrike në hotel”

Ky hotel informon klientin se janë të detyruar ta anulojnë rezervimin, sepse “nuk ka energji elektrike apo ujë në ditët e kërkuara”.

elektrike

“Ne kemi pësuar një sulm viral”

Ky hoteli tjetër informon klientin se për shkak të një sulmi viral më 1 maj, sistemi kompjuterik dështoi dhe datat midis 25 dhe 27 majit u rihapën për rezervim. Kuptohet, tashmë me çmime të dhjetrafishuara. Për këtë arsye, ai ka anuluar rezervimet e atyre, që mendonin se e kishin mbyllur kapitullin e akomodimit në kryeqytetin ukrainas për finalen e Champions-it.

tel

Anulimi pa njoftim paraprak

Një tifoz i Liverpool tregon rastin e tij. Ai rezervoi dy netë në Kiev, dy muaj më parë, në rast se skuadra e tij mbërrinte në finale. Rezervimi u konfirmua asokohe, por gjithçka është anuluar pa paralajmërim me fillimin e majit.

444444

Po të bësh kërkim të shpejtë përmes portaleve të hoteleve të Kievit do të vini re një gamë të ndryshme çmimesh, diametralisht të kundërta me netët e periudhës 25-27 maj dhe fundjavës pasuese (1-3 qershor), shkruan telesport. Një hotel me 3 yje, 3.6 kilometra larg nga qendra, shkon nga 77 euro, në netë të zakonshme, deri në 4181 euro, për fundjavën e finales së Ligës së Kampionëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb