Është dorëhequr nga sistemi i drejtësisë para se të kalojë në “sitën” e Vettingut gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Agim Bendo. Gjyqtari Bendo ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, një kërkesë që do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të KLGJ.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në rendin e ditës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Agim Bendo njihet edhe si gjyqtari i “21 Janarit”, pasi ka qenë pjesë e trupit gjykues të kësaj dosjeje. Gjithashtu, një tjetër dosje “e nxehtë”, ku Bendo ka qenë pjesë, është edhe ajo e vendimit ndaj Gentian Dodës, së bashku me gjyqtarin Shkëlqim Miri. Agim Bendo ka gjykuar dosjen Hakmarrja për Drejtësi, si dhe ka qenë anëtar i trupit gjykues ne çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb