Kosova vazhdon përpalljen me pandeminë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ende mbeten në fuqi disa nga masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, siç është mbajtja e maskës.

Mos mbajtja e maskës nga qytetarët dhe mos respektimi i disa masave tjera mund të pasoj me ndëshkim me gjobë, kjo sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti ka publikuar një video, ku tregohet me shembuj se sa mund të dënohet një qytetarë për mos respektim të masave antiCOVID.

“Mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskës gjobitet me 35 euro. Nëse qytetari i infektuar tenton ose qarkullon jashtë izolimit dënohet me 500 euro gjobë. Me 500 euro dënohet edhe ai qytetar i cili refuzon mjekimin dhe karantinimin kur hyn në Kosovë”, thuhet në këtë video.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pavarësisht uljes së rasteve, janë duke i bërë përgatitjet e duhura për fazën e vjeshtës dhe dimrit për të parandaluar infektimin me COVID-19.

Screenshot 1 1
Screenshot 1 1
Screenshot 2 1
Screenshot 2 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb