Duke nisur nga data 4 maj, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për koronavirusin e ri.

Personat që hyjnë në Austri duhet të posedojnë një certifikatë shëndetësore që nuk janë të infektuar me COVID-19. Në të kundërt, ata duhet të izolohen në periudhë 14 ditore.

Testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.

Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb