Katër persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe u procedua penalisht shtetasi me inicialet F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi kanabisi, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike.

Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet V.Xh., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi V. Xh., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ndërkohë, policia e Durrësit arrestoi edhe 50-vjeçarin me inicialet F. H., banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb