TIRANË

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim rikthehet sonte në mbrëmje në një intervistë të rëndësishme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës. Zgjedhjet politike, rotacioni, por dhe ndëshkimet e të korruptuarve, si dhe qëndrimi i Presidentit të ri Biden ndaj Shqipërisë, do jenë në fokus të kësaj interviste, e cila transmetohet sonte në ora 21:00 në News24.

Para intervistës zonja Kim bisedoi gjatë me drejtuesit dhe Presidentin e News24, zotin Irfan Hysenbelliu. Biseda pati në fokus zhvillimet e rëndësishme politike të këtij viti elektoral, si dhe rolin kyç e të rëndësishëm të televizioneve në transparencën e këtij procesi.

Në bisedë u prekën çështje të rëndësishme të raporteve delikate të medias me politikën dhe zoti Hysenbelliu theksoi qëndrimin e News24 si një media private, por me interes publik, ç’ka imponon dhe një qëndrim distant të kompanisë nga interesat private të saj, prej fondeve publike, si një garanci e paprekshmërisë së vijës editoriale të televizionit tashmë të shndërruar në burim kryesor të informimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb