Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka renditur premtimet e tij për aeroportet, portet dhe rrugët si dhe procesin e rindërtimit.

Rama thotë se mandati i tretë nëse PS e merr do e mbyllë me 3 aeroporte, në Tiranë, Kukës, Vlorë e Saranëd. Po ashtu ai thekson se do të kenë porte turistike Durrësi e Vlora teksa porte të reja do të bëhen dhe në Sarandë si dhe në Shëngjin në bashkëpunim me Kosovën.

Po ashtu Rama ka sfiduar sërish kuksianët nga Londra teksa i premton se do hapë konkurs, dhe 120 demokratët që e kanë sharë më shumë do i ulë me avion në Kukës më 25 prill të votojnë PD.

 

”Ndërtimi i rrjeteve hekururdhore një nga prioritetet e BE. Falë mandatit tonë të tretë, ata kur vijnë rrëmbejnë shinat për skrap. Ata po panë shinë e çojnë për skrap.

Natyrisht, ata kanë probleme se duan tramvaj elektrik. Si ky tramvaji këtu, po ky është tjetër. Aeroporti gjë tjetër. O do i marr 120 demokratë nga ata që më shajnë, dhe në shenjë falënderimi nga Londra do i ul në Kukës më 25 prill, o i ul o s’ka. Do bëj konkurs, publikoni gjithë sharjet, kush ka sharë më shumë do e marr në fluturim.

Aeroporti i Vlorës u ndërpre. Por vitin e ardhshëm, s’do jap datë, sepse i bëjmë sipas nesh, dhe dalin vlonjatët pastaj aeroporti do bëhet në Surrel. Do e ndërtojmë vitin e ardhshëm.

Menjëherë pas Vlorës brenda disa javësh për garën, do bëhet me pas aeroporti i Sarandës. Mandati i tretë mbyllet me 3 aeroporte, plus këtij që kemi, do kemi 4 aeroporte. S’do presim mandatin e tretë për dy portet e Vlorës. Ky në qytet do bëhet turistik. E kanë premtuar të gjithë. Premtonin në kohët e largëta transballkanikja dhe portin turistik. Transballkaniken nuk e bënë, e bëmë ne. Portin turistik do e bëjmë ne, para përfundimit të mandatit, si dhe portin e madh tek Triporti për mallrat dhe peshkatarët e Vlorës.

Portin e Durrësit. Do bëhet port turistik në Durrës, s’mund të shkarkohet krom e qymyr në mes të qytetit. Do ndërtojmë në Porto Romano portin e ri të mallrave, dhe kjo sdo të ndodhë pas 100 vitesh, do nisë së shpejti.

Do kemi dhe portin e ri në Sarandës. Si dhe me Kosovën do të diskutojmë portin e Shëngjinit. Për pak nis edhe milot-Fier. Një rrugë ku makina ka rrugën e vet, lopët shtigjet e tyre, qentë dhe macet kanë kanalet e tyre, dhe njerëzit s’bëhen mish për top si 30 vite.

Por do shpallim dhe Milot- Muriqan. Sepse do e çojmë Korridorin Blu, se dilte Saliu dhe të paktën tek bluja s’duhej të zgërdhihej, pasi është projekt europian. Nga Muriqani në Vlorë do shkohet pa u ndalur. Milot- Rrëshen, se Rruga e Kombit vijon. 7 ura u bënë, po bëhet një urë e madhe lidhëse. Kush shkon se dinë që është një gyp, pra një projekt financimi që është në dorën tonë. Po flas për projekte, dhe janë në fillim ose pranë fillimit. Nuk fillon puna kur fillon kartieri a gërmimi, puna fillon kur sheh ëndrrën, kur hedh konceptin, bën projektin, financimin, garën e më pas në kantier.

Ne nuk po rrimë. Edhe në Durrës do jetë plotësisht i hapur kantieri i rindërtimit të pallateve.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb