Në Liqenin Hornavan në Arjeplog, një qytet në veri të Suedisë, ndodhet një vend ku në këtë periudhë temperaturat fillojnë të zbresin ndjeshëm.

Për të na treguar sesi gjatë ditën ndryshojnë temperaturat është kjo video tërheqëse në time-laps, realizuar pak ditë më parë nga një përdorues i Youtube, Luc D, që ka fiksuar sipërfaqen e ujit nga agimi në perëndim.

Dallohet shumë mirë se si ndryshon uji me uljen e temperaturave, duke e bërë sipërfaqen e ujit të akullt dhe duke krijuar një spektakël mahnitës. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb