Arrestohen në flagrancë 3 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorin në përdorim nga shtetasi J. A, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. B., 60 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;

A. M., 20 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: