TIRANE- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi ka sqaruar sot për publikun dhe mediat se çfarë përcakton kodi i sjelljes për deputetët. Hyri pohoi se kodi i sjelljes rregullon mënyrën se si duhet të sillen deputetët, që nga aktivitetet që u lejohen dhe deri tek dhuratat që ata duhet të pranojnë. Mes të tjerash në kod përcaktohet edhe etika e veshjes dhe fjalorit.

“Sa mbaroi mbledhja e këshillit të rregullores dhe mandateve që kishte në rendin e ditës miratimin e kodit të sjelljes së deputetëve. Kodi i sjelljes ka 3 vjet që nuk miratohet nga Këshilli i rregullores, i mandateve dhe imuniteteve. Është një standard që e kanë të gjitha vendet e rajonit dhe është i bazuar në një studim. Këshilli diskutoi sot dhe arriti në përfundimin se nuk ishim të gatshëm ta miratonim sot sepse kolegët e opozitës kërkuan të rishikohej dhe shtruan pyetjen pse na duhet një kod sjellje.
Kryetari i Kuvendit i dha mundësinë opozitës dhe kemi vendosur të hidhen disa hapa konkretë. Ftohen të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët të shprehin opinion e sugjerime brenda dy javëve. U ngritën grupe pune për t’i mbledhur sugjerimet për t’i parashtruar në kodin e sjelljes dhe e treta do shqyrtohet sërish në Këshill”, tha Hysi.

VASILIKA HYSI

Mes të tjerash ai pohoi se kodi vendos kufizime për aktivitete që duhet të bëjë deputeti.
“Pse ne themi se kodi i sjelljes ka rëndësi që të miratohet? Mos të harrojmë që ne deputetët jemi përfaqësues të sovranitetit të popullit, përcaktojmë politika parësore. Ndaj ju keni nevojë për transparencë. Kodi i sjelljes rregullon mënyrën se si duhet të sillen deputetët, që të mos marrin vendime në konflikt interesi. Kodi vendos kufizime për aktivitete që duhet të bëjë deputeti. Lista e aktiviteteve të ndaluara janë të përcaktuara. Dhënia dhe marrja e dhuratave. Kodi i sjelljes përcakton se çfarë duhet të marrë një deputet dhe çfarë jo. Pasi deputetët marrin dhurata nga kudo ku shkojnë. Kodi i sjelljes rregullon edhe një asket shumë të rëndësishëm. Kërkohet që etika e veshjes dhe diskutimit të jetë konfort standardeve. Duhet të transformohet një mënyrë e re e të bërit politikë. Të gjitha këto janë çështje që kanë të bëjnë me interes për publikun. Kodi i sjelljes është i detyrueshëm dhe ka qenë i detyrueshëm që të parashikohet. Ajo që unë kërkoj në emër të maxhorancës, është që të gjithë bashkë dhe me opozitën, të bashkohemi që të miratojmë një kod sjellje duke përmbushur standardet”.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: