Karim Benzema pritet të rikthehet në përfaqësuesen e Francës për Europianin e këtij viti.

Mediat e huaja e bëjnë fakt të kryer se sulmuesi do të jetë një ndër 26 lojtarët që do të grumbullojë Deschamps në misionin për të fituar trofeun.

Benzema nuk ka luajtur që në vitin 2015 me Francën, kur dhe u përjashtua për shkak të përshirjes në një skandal që objektiv kishte Matthew Valbuena.

Ai akuzohet se kishte bërë presion ndaj ish-shokut të skuadrës duke paguar shantazhues të cilët kërcënonin se do të zbulonin një video intime ku paraqitej Valbuena.

Që prej asojkohe 33-vjeëari nuk është grumbulluar më me Francën, por ka shkëlqyer në karrierën me Real Madrid duke u bërë dhe një sulmues kryesor i padiskutueshëm për ‘Los Blancos’.

Pavarësisht se Francës nuk i mungojnë yjet në sulm si Griezmann, Mbappe, Koman, Dembele, Yedder, Martial apo Giroud, duket se Deschamps e sheh Benzemanë si udhëheqësin e sulmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb