KORÇË

Shtëpia e “Birrës Korça” ka pritur këtë mbrëmje shumë vizitorë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, nga trevat shqiptare, por edhe turistë të huaj. Në qytetin e Korçës kanë “zbarkuar” vizitorë specialë, të cilat kanë udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Festën e Birrës.

Njëri prej tyre tha se zgjedhja kryesore për të ka qenë, është dhe do të jetë vetëm birra Korça. Ai theksoi se kjo birrë ka ditur të ruajë me fanatizëm shijen origjinale ndër vite, ndërsa pohoi se si karakteristikë tjetër që duhet vlerësuar është fakti se “Festa e Birrës” ka ruajtur  traditën e muzikës shqiptare.

“Jam shumë i gëzuar, kemi ardhur për pushime në Korçë dhe qëllimisht kemi ardhur për festën e birrës. Birra Korça ka qenë, është dhe do të jetë birra më e mirë në të gjithë botën. Kemi shpresë se kjo do të mbetet birra më e mirë. Gatimet tradicionale janë në një shkallë të mirë. Shërbimi i njerëzve është shumë i mirë, atmosfera është shumë e këndshme dhe këtu po ruhet edhe tradita e këngës shqiptare, e cila ka shkuar gjithmonë me birrën”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: