Paulo Dybala nuk e ka bërë ende debutimin e tij në këtë sezon të Serie A por për sulmuesin argjentinas vijon të flitet shumë. Dybala dhe Juve nuk kanë gjetur ende akordin për rinovimin e kontratës, pikërisht ky fakt ka bërë që në Angli të flasin për një divorc të bujshëm në fund të sezonit. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës mbetet ende e madhe, për më tepër që të gjithë klubet, përfshi edhe Juven, kaluan një vit të vështirë, situatë e cila nuk pritet të ndryshoj në të ardhmen e afërt.

Dybala
Dybala

Sipas “Daily Mail”, Dybala nuk është i paprekshëm, Andrea Pirlo nuk do të ishte kundër shitjes së tij në fund të sezonit. As drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë të pashitshëm, largimi i tij mund të rregullonte bilancet e klubit në këtë moment të vështirë ekonomik. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Juve i ka vendosur dhe çmimin kartonit të Dybala: 72 milion sterlina. Man.United dhe Tottenham mbeten të interesuar për shërbimet e argjentinasit, vijojnë të ndjekim nga pranë situatën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb