Atdhe Nuhiu, i njohur si bomberi shtatlartë kosovar ka firmosur me APOEL Nikozinë në Qipro.

Në fakt një lëvizje surprizë e sulmuesit 31- vjeçar nga Prishtina pasi pas 7 sezonesh në Angli, sigurisht një ligë më poshtë se Premier League, kalon në një kampionat me nivel shumë më të ulët.

Por ndryshimi është se APOEL Nikozia është një nga ekipet elitare të Qipros dhe merr pjesë edhe në kupat e Europës.

Nuhiu pas Turqisë, Austrisë dhe Anglisë, tashmë transferohet edhe në Qipro. Ai së bashku me sulmuesin tjetër Vedat Muriqin kanë ndarë pozicionin e qendërsulmuesit te Kosova duke prodhuar edhe gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb