Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kanë zhvilluar sot një takim me eurodeputeten Isabel Santos.

Ministrja Spiropali publikon në “Facebook” foto nga takimi, ndërsa shkruan se në fokus të diskutimeve kanë qenë rezultatet konkrete që janë arritur në përmbyshjen e prioriteteve kyçe, që nga Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, e deri te paketa “Anti-KÇK”.

“Takim tejet konstruktiv mes eurodeputetes Isabel Santos, raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe kryeministrit Rama.

Shprehëm falenderimet tona më të ngrohta për solidaritetin, besimin dhe mbështetjen financiare të jashtëzakonshme nga komuniteti evropian në Konferencën e Donatorëve.

Diskutuam mbi rezultatet konkrete që kemi arritur në pëmbushjen e prioriteteve kyçe: Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nismat e fundit ligjore si antiKÇK, e duke vijuar me rëndësinë e dialogut mbi reformën zgjedhore si dhe përgjegjësinë e lartë që ka qeveria për të qëndruar në lartësinë e sfidës së procesit të integrimit”, shkruan Spiropali.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb