Ekipi i PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me MPB-në gjatë ditës së djeshme deri në orët e hershme të mëngjesit kanë punuar në mbledhje të dëshmive materiale lidhur me të dyshuarit në rastin “Reket”.

Siç raportojnë mediet maqedonase, bastisje është kryer në shtëpinë e prindërve të të akuzuarit Bojan Jovanovski, si dhe në hapësirat e një personi juridik, gjithashtu bastisje është kryer edhe në shtëpinë e të akuzuarit të dytë si dhe në makinat e tyre.

Gjatë bastisjes janë mbledhur shumë dëshmi materiale e që do të dorëzohet për ekspertizë. Midis gjërave që janë konfiskuar ka qenë edhe gardëroba e shtrenjtë, dy laptopë, ari, ora dhe vepra artistike.

Nga i dyshuari i dytë janë konfiskuar më shumë laptopë, dokumentacion, telefona celular, usb, dhe kartela memorie, si dhe një numër i konsiderueshëm armësh dhe municioni ku do të vërtetohet nëse i dyshuari ka poseduar leje për mbajtjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb