Fjolla Morina prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve me drejtësinë shqiptare, ku së fundmi u arratis edhe nga banesa në Kukës, ku po vuante dënimin.

Mirëpo, këngëtarja sipas “Prive” i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar në fshehtësi me biznesmenin, Fisnik Syla. Dyshja i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit më 14 shkurt, pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Mësohet gjithashtu se Morina ka veshur edhe fustanin e bardhë të nusërisë për të kurorëzuar dashurinë me Fisnikun, ngjarje të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike për fansat.

Për shkak të arratisë, Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit. Fjolla dhe Fisniku u martuan në dhjetor të vitit të kaluar dhe lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo ndryshoi statusin në “Facebook” nga “beqare” në “e martuar” dhe në Instastory publikoi një foto me partnerin, krahas së cilës shkroi: “Burri im!”. /Panorama/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb