Kush e viziton Nënshatin në Vaun e Dejës e ka te pamundur të mos dëgjojë për nënë Gjinën. Ajo është një ndër zadrimoret që mban gjallë traditën e punimeve artizantale që e ka thyer tabun se me bletët mund të merren vetëm burrat.

Çdo mëngjes i saj nis në miniparkun e bletëve për të cilat kujdeset vetë, e siç duket tashme e ka të pamundur jetën pa dashurinë e saj të re, bletët, sic thotë ajo.

Pasi është e sigurt se bletët janë mirë, një tjetër pasion e pret, ai i punimeve në vekë, një traditë në venitje, prej të cilit Regjina Marku nxjerr fitime, pasi punimet artizanale sa vijnë e gjithnjë më shumë kërkohen.

Në këtë punë nënë Gjina thotë se e mban pasioni. Ajo ndjen keqardhje se traditat nuk po transmetohet dhe te brezat e rinj.

Nënë Gjina e Nenshatit iu bën apel vajzave të zonës të mos e shuajnë këtë traditë, pasi një ditë përdorimi i vekëve dhe prodhimi i veshjes apo elementëve të tjerë tradicionale do të jetë ajo çfarë i lidh ato me të shkuarën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: