Mblidhet sot Kryesia e Partisë Socialiste. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ergys Gjençaj.

Mësohet se mbledhja e socialistëve është parashikuar që të nisë në orën 16:00. Sipas Gjençajt, fokusi i Kryesisë së PS do të jetë te Asambleja Kombëtare që do të mbahet ditën e shtunë.

Asambleja do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë vendimmarrje për Kongresin e PS-së, që do të ketë lidhje me ndryshimet statuore. Kujtojmë se maxhoranca po vijon diskutimet dhe ka nisur punën për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: