Hoteli i parë lundrues në botë mund të shembet nga Kim Jong-un.

E ndërtuar në 1988 në Singapor struktura është e para e blerë nga një kompani australiane, pastaj nga një vietnamez dhe në fund nga një koreano-jugor.

I vendosur në zonën e Monte Kumgang, në Korenë e Veriut, hoteli ishte simbol i bashkëpunimit midis dy Koreve. Në brendësi të tij dikur familjet e Veriut dhe të Jugut mund të takoheshin. Kjo gjë deri në 2008, kur autoritetet vendosën të ndalojnë takimet pas një shkëmbimi zjarri që ndodhi.

Që atëherë Koreja e Veriut ka pretenduar pronësinë e saj ekskluzive dhe lideri i Pyongyang, pasi e vizitoi, e quajti arkitekturën e saj të vjetër dhomat të dëmtuara dhe ka kërkuar shembjen e një pjesë dhe ristrukturimin e pjesës që mbetet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb