Për të gjithë prindërit që duan të argëtojnë sot fëmijët e tyre, Bashkia e Tiranës ka rezervuar disa surpriza për ta.

Me moton “Eja Luaj në Parkun Tënd”, sot në orën 10:30 në Zoo Park, shkrimtari për fëmijë, Gaqo Bushaka, do të risjellë për dëgjuesit e vegjël aventurat e Çufos dhe Bubit kaçurrel, personazheve më të dashura të përrallave.

Ndërsa profesor Ilia Lëngu, do t’i njohë të vegjlit më shumë me kërpudhat duke ngjallur tek ta dashurinë për natyrën dhe rritjen në një ambient të shëndetshëm. Gjithashtu pjesë e organizimit janë edhe lojërat e shahut, kërcimi e plot animacione të ndryshme që Bashkia e Tiranës ka menduar për fëmijët e kryeqytetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb