Barcelona është një opsion konkret për të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang, aktualisht pjesë e Chelseat. Lojtari, i cili ndiqet nga afër edhe nga Interi që kërkon një sulmues me karakteristikat e tij dhe me një kosto të ulët, do të tërhiqej shumë nga hipoteza e rikthimit në Katalonjë, duke pasur parasysh lidhjen që ka krijuar me klubin dhe me mjedisin.

Për Xavi, lojtari nga Gaboni mund të përfaqësojë një alternativë luksoze për Robert Lewandowskin, por gjithashtu, duke pasur parasysh fleksibilitetin e tij sulmues, mund të jetë një kartë për të luajtur përkrah polakit.

Në edicionin 2021/2022, Auba luajti 17 ndeshje me ekipin nga Camp Nou dhe arriti të shënojë jo pak por 11 gola. Sa i përket asisteve, ai ia doli vetëm një herë të japë pasin e fundit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb