Rrjetet sociale janë zgjedhur nga politikanët si një mënyrë që t’i drejtohen mbështetësve të tyre dhe të ndajnë me ta momente nga jeta personale. Nga një vëzhgim në rrjetin e tyre social në Facebook, politikanët shqiptarë numërojnë qindra mijëra madje edhe miliona ndjekës. Po ata kë ndjekin?

Nëse hedhim një vështrim në Facebook edhe pse kryeministri Edi Rama ka 1.5 milionë ndjekës vetë ka zgjedhur të mos ndjekë asnjë. Edhe pse Rama ka thënë që nga profilet sociale, ai menaxhon personalisht vetëm Twitter-in, sigurisht që edhe profilet e tjera zyrtare shprehin opinionet e tij dhe janë në linjë me to dhe nëse “ediramaal” ndjek në Instagram 19 profile, kjo do të thotë që edhe nëse nuk e ka klikuar vetë butonin “follow”, Rama nuk është aspak kundër kësaj. Po cilët janë ata?

V4

Nga 19, shumica janë faqe të huaja që merren me arkitekturën dhe dizajnin, ndërsa 3 personat e tjerë, janë djali i tij Gregor dhe vajza e Lindës, Rea Xhillari si edhe Francesca DiMattio, një artiste amerikane. Në Tik Tok vihet re se Rama nuk ndjek asnjë person.

Por ndryshe nga kryeministri Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ndjek 1 faqe në Facebook. Vetë ai numëron plot mbi 600 mijë ndjekës ndërkohë që ndjek vetëm faqen e Partisë Demokatike, partisë që ai drejton.

 

V2

Nga ana tjetër edhe Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vendosur të ndjekë vetëm një profil në Facebook. Nuk dihet arsyeja por ai ndjek vetëm kreun e OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

V1
Bashkëshortja e tij dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përveç 6 zyrtarëve në LSI, ndjek edhe gazetarin e njohur, Adi Krasta.

V3

Ndërkohë nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka preferuar që në listën e tij të ndjekësve të ketë shumë artistë, sidmos këngëtarë. Gjatë një vështrimi Veliaj ndjek, këngetaret shqiptare Rita Ora e Dua Lipa, Encën, e prezantuesen Bora Zemani. Është për t’u habitur por në krye të kësaj liste qëndron nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një nga kritiket më të mëdha të tij, Jorida Tabaku.

V5
V5

V6

Edhe ish-kryeministri Berisha kur vjen puna tek personat që ndjek është i rezervuar duke ndjekur vetëm Partinë Demokratike dhe Rilindjen Demokratike.

 

V7

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: