Leeds United rikthehet pas 16 vitesh në Premier League dhe kërkon të debutojë ne mënyrën më të mirë të mundshme.
Skuadra angleze është mjaft aktive në merkato, dhe madje ka bërë edhe oferta surprizuese.

Së fundmi Leeds kërkon xhamaikanin Leon Bailey nga Bayer Leverkusen. Bailey është në radarin e disa gjigandëve të Europës por anglezët kanë tentuar transferimin e tij.
Po ashtu një Bielsa kërkon një dyshe sulmuese Batshuay- Rodrigo tek Leeds. Belgu është shumë larg Chelsea-s dhe londinezët janë gati ta shesin, kurse spanjolli është sulmues kyç tek Valencia dhe po bën mjaft mirë aty.

Por ndërkohë nuk mbetet me kaq. Leeds kërkon Milnerin e Liverpool si një lojtar veteran me eksperiencë.
Të gjitha këto do të ishin transferime surpriza për ekipin e Leeds që bashkëngjitur lojtarëve aktualë Bamford, Kiko Casillas, Helder Costës, Pablo Hernandezit apo Jack Harrison do të përbënin një skuadër që mund të surprizonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb