Jo vetëm që u largua falas nga Parisi, por Kylian Mbappe po kthehet në një shqetësim të madh për klubin francez. Sulmuesi i Real Madrid fitoi për herë të dytë ndaj ish klubit të tij, me PSG që urdhërohet të paguajë 55 milionë euro në arkën e Mbappe-s.
PSG refuzoi sërish të paguajë këtë shumë, por nëse Mbappe fiton edhe në shkallët e tretë, në Komisionin e Disiplinës, atëherë PSG rrezikon t’i bllokohet merkato, t’i ulen pikë në klasifikim, ose një gjobë të majme, plus është i detyruar të paguajë detyrimin ndaj Mbappe-s.
(BalkanWeb)