Le të zhytemi në të kaluarën e këtij sporti, duke rikthyer historinë e atyre ekipeve kombëtare të futbollit, që nuk ekzistojnë më ose kanë ndryshuar emërtimin e tyre për arsye gjeopolitike.
bohemia
Bohemia- Është një nga kombet më të vjetra, pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze ku çdo komb kishte përfaqësuesen e vet. Bohemia ishte jetëshkurtër dhe pas bashkimit me Sllovakinë i hapi rrugën Kombëtares së mirënjohur të Çekosllovakisë. Fanella e Bohemias është veshur edhe nga Josef Bican, i cili sipas Rsssf është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 1468 gola mes ndeshjeve zyrtare dhe atyre miqësore.
cekos
Çekosllovakia- Debutoi zyrtarisht në vitin 1920 dhe me kalimin e viteve ndërtoi një reputacion të madh, duke kulmuar me fitoren e Kampionatit Europian të vitit 1976. Çekosllovakët gjithashtu arritën në finalen e Kupës së Botës në vitet 1934 dhe 1962. Janë të shumtë kampionët që kanë veshur fanellën e këtij ekipi. Mund të përmendim portierin legjendar Frantisek Planicka, i cili habiti publikun italian në Kupën e Botës 1934; është e pamundur të mos kujtosh lojtarët si Josef Masopust, “Topi i Artë” në vitin 1962 dhe heronjtë e Kampionatit Europian 1974 si Zdenek Nehoda dhe Antonin Panenka, autori i goditjes që u pagëzua me pseudonimin “luga” e famshme nga pika e bardhë e penalltisë e që sigloi fitoren në finalen kundër Gjermanisë Perëndimore. Çekosllovakia pushoi së ekzistuari në vitin 1993 pas ndarjes midis Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
bashkesia
Bashkësia e Shteteve të Pavarura- CIS përbëhej nga lojtarët më të mirë të ish-republikave sovjetike dhe u krijua me qëllimin për të marrë pjesë në Evropianin “Suedi 1992”. Rezultati ishte dy barazime dhe një humbje; në fund të kompeticionit, u krijuan federata të reja që dilnin nga blloku i Bashkimit Sovjetik.
gjermania
Gjermania Lindore- DDR u lind nga Muri i Berlinit, por ndryshe nga vëllezërit perëndimorë nuk arritën rezultate të rëndësishme, përveç medaljes së arit në Olimpiadën e vitit 1976. Megjithatë, duhet të theksuar se në Berlinin Lindor nuk ekzistonte profesionalizmi. “Kampionët e botës në ndeshjet miqësore”, siç u quajtën, morën pjesë vetëm në Kupën e Botës 1974, duke kaluar fazën e grupeve falë një fitore të papritur kundër Gjermanisë Perëndimore, shkruan ‘e dua sportin’. Ai që vendosi sfidën ishte Jurgen Sparwasser, deri tani lojtari më i famshëm i këtij ekipi kombëtar, që ka ekzistuar deri në vitin 1990.
irl
Irlanda- Kombëtarja shumë e lashtë e ishullit të Irlandës u lind në 1882 dhe vazhdoi të mbante këtë emër edhe pas lindjes së shtetit të lirë të Irlandës, jashtë kurorës britanike. Teknikisht, që nga viti 1922 e tutje, kjo kombëtare përfaqësonte vetëm Irlandën e Veriut, e cila aktualisht trashëgon rezultatet, por vetëm në vitin 1954 mori emrin e saj aktual. Lojtari më i famshëm në Irlandën e Veriut, kur ajo ende nuk quhej Irlanda e Veriut, është Billy Gillespie, një makineri golash që u dallua për rekordin si lojtari më jetëgjatë në një skuadër: te Sheffield United (1911-1933).
jugo
Jugosllavia- E themeluar në vitin 1920, Kombëtarja e “brazilianëve të Evropës” u transformua shumë shpejt në një nga ekipet më teknike në kontinent. Jo çuditërisht mori pjesë në tetë edicione të Kupës së Botës dhe fitoi dy medalje argjendi në Evropian dhe një në Olimpiadë. Ndoshta është kombëtarja më e fortë që nuk ka fituar asgjë; në listën e gjatë të lojtarëve të talentuar janë Dragan Dzajic, mesfushori i majtë i Crvena Zvezda i cili në vitet ‘60 dhe ‘70 u rendit në mesin e talenteve më të mëdhenj botëror. Në vitin 1992, Jugosllavia kaloi nga mbretëri në një republikë socialiste; u përjashtua nga USA ‘94 dhe nga Euro ‘96, pas sanksioneve të luftës; megjithatë, është embrioni i ardhshëm i kombëtares serbe. Saviçeviç dhe shokët e tij patën shansin që të merrnin pjesë në Francë ‘98.
saaa
Saarland- Kjo përfaqësuese ka lindur në vitin 1950, kur Saarland ishte një protektorat francez në territorin gjerman. Megjithëse nuk ishte shtet i pavarur, u anëtarësua në FIFA dhe morri pjesë në fazën kualifikuese të Kupës së Botës në vitin 1954. Ironikisht, ata u paraprinë në klasifikim nga Gjermania Perëndimore, me të cilën u ribashkuan në fund të kualifikueseve. Për t’u përmendur bomberi Herbert Binkert, ylli i Saarbrucken.
serbet
Serbi dhe Mali i Zi- Midis fundit të Jugosllavisë dhe ndarjes së Serbisë dhe Malit të Zi, arrijmë të gjejmë këtë kombëtare “hibride” që ndjek rrugën e historisë së Jugosllavisë. Luajti me këtë emër nga 2002 në 2006. Pjesëmarrja në Kupën e Botës 2006 përfundoi me tre humbje nga tre, pavarësisht pranisë së lojtarëve si Dejan Stankoviç.
sovje
Bashkimi Sovjetik- Ushtria e Kuqe debutoi në vitin 1924 dhe gjatë kalimit të viteve pati peshën e saj në shumë kompeticione ndërkombëtare. Përtej medaljeve të arta Olimpike të fituara në vitin 1952 dhe 1988, Sovjetikët arritën të fitonin edicionin e parë të Evropianëve në vitin 1960. Simboli i padiskutueshëm i kësaj kombëtareje ishte portieri Lev Jashin, portieri i vetëm që ka fituar një “Top të Artë”. Ky çmim më vonë do të fitohet edhe nga një shtyllë tjetër e Bashkimit Sovjetik, Oleg Blochin. Një sulmues shumë i shpejtë me një goditje të fortë, ai fitoi trofe të panumërta me Dynamo Kiev duke përfshirë dy Kupat e Kupave dhe një Superkupë Europiane. Kompeticioni i fundit i sovjetikëve ishte Euro ‘88 ku u mundën në finale nga Holanda që udhëhiqej nga Gullit dhe Van Basten. Me rënien e BRSS në vitin 1992, pesëmbëdhjetë kombëtare u krijuan, por vetëm Rusia trashëgoi titujt sportivë të Ushtrisë së Kuqe.
lacat
Vietnami i Jugut- Në një periudhë midis 1949 dhe 1975, Vietnami ishte gjithashtu i ndarë në aspektin futbollistik për shkak të vendimeve të marra në konferencën e Gjenevës, e cila sanksionoi fundin e sundimit francez në Indokinë. Vietnami “amerikan” debutoi me dy vende të katërta në Kupën e Azisë, por më vonë nuk pati rezultate të rëndësishme, përveç fitores së disa turneve të vogla në nivelin kontinental. Në vitin 1974, një vit pas ribashkimit, Vietnami i Jugut mori pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke u renditur i treti në një grup që përfshinte Hong Kongun dhe Japoninë.

Jemeni i Jugut– Po flasim përsëri për një shtet të ndarë në dy: Jemen. Mes viteve 1965 dhe 1989, përfaqësuesja e Republikës Demokratike të Jemenit bënte pjesë tek kombëtaret aziatike, duke arritur rezultate të dobëta. Pjesëmarrja e vetme në një kompeticion ishte në Kupën e Azisë (1974), ku u mundën nga Irani (0-8) dhe Iraku (0-1). Është e vështirë që të gjendet ndonjë informacion apo histori për këtë ekip, përveç disa rezultate tenistike që pësuan kundër përfaqësuesve të Afrikës së Veriut.
pales
Kombëtarja e Mandatit Britanik të Palestinës- Kjo përfaqësuese e lashtë, e formuar nga të rinjtë që u arratisën nga kërcënimi i antisemitizmit, lindi nën sundimin e mandatit britanik në Palestinë. Ishin britanikët që prezantuan këtë lojë në ato zona, gjatë pushtimit në Luftën e Parë Botërore. Më pas, banorët me prejardhje hebraike vazhduan projektin futbollistik me krijimin e Shoqatës së Futbollit të Izraelit Eretz, që më vonë çoi në lindjen e federatës izraelite. Si rezultat, Mandati Kombëtar Britanik ishte teknikisht kombëtarja izraelite; mjafton vetëm të shikosh emrat e lojtarëve. Banorët e besimit islam refuzuan të merrnin pjesë në një sport perëndimor. Ekipi mori pjesë pa sukses në kualifikueset e Kupës së Botës 1934 dhe 1938; ndeshja e fundit u zhvillua në vitin 1940, një 5-1 në shtëpi kundër Libanit. Ekipi kombëtar luajti vetëm pesë ndeshje dhe në vitin 1948 u bashkua përfundimisht me shtetin e ri të formuar, atë të Izraelit. Për t’u përmendur portieri Willy Berger, emigrant hungarez, që konsiderohej si një nga yjet e parë të futbollit izraelit.
holandeze
Antilet Holandeze– Kombëtarja e këtij arkipelagu ka lindur nga “hiri” i kombëtares së Curaçao, e shkrirë në vitin 1948. Në vitet ‘60 arriti të fitojë dy medalje bronzi në Gold Cup, kampionatin e Amerikës së Veriut për ekipet kombëtare; por dështuan në Kupën e Botës, ku asnjëherë nuk arritën të kualifikoheshin. Çuditërisht, Antilet Holandeze ishin kampionët botërorë “jozyrtarë” për një periudhë shumë të shkurtër. Pak njerëz e dinë se ekziston UFWC (Unofficial Football World Championships), një organ që normalisht nuk njihet nga FIFA, që përcakton kampionin botëror, bazuar në rregulloren e boksit, me konceptin “kush mund kampionin është automatikisht kampion”. Ky mekanizmi bëri që në vitin 1963, pas një fitore kundër Meksikës, Antilet Holandeze të ishin kampionë bote deri në humbjen e ardhshme, që ndodhi katër ditë më vonë …

Kjo kombëtare pushoi së ekzistuari në vitin 2010 me rikthimin e Kombëtare së Curaçao. Lojtari kryesor që ka veshur këtë fanellë ishte Robin Nelisse, një sulmues i talentuar që është aktivizuar në Eredivisie dhe në kampionatin austriak. I lindur në Holandë, megjithatë, Nelisse ka luajtur vetëm dy ndeshje me ekipin kombëtar të Antilas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb