Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar disa nga prioritetet që do të ketë Qeveria e kësaj partie, nëse fiton zgjedhjet, me Sali Berishën Kryeministër.
Teliti shkruan se brenda mandatit të parë do të jepen 20 mijë subvencionime të interesave të kredive për strehim (5 mijë cifte të reja cdo vit), duke theksuar se çiftet do të paguajnë simbolikisht vetëm 1% interesa, pjesa tjetër e interesave do subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Ai shprehet se do të ketë një bonus për çdo bebe që nis nga 1 mijë euro për fëmijën e parë deri në 5 mijë euro për fëmijën e 4 e më shumë.
“Familjet me fëmijë deri në moshën 21 vjecare, do përfitojnë bonusin mujor nga 20 deri në 50 euro për cdo fëmijë (në varësi të të ardhurave familjare)”, shkruan Teliti, duke zbuluar një tjetër premtim.
Postimi nga Dorian Teliti
STREHIMI DHE MIRËQENIA E FAMILJES, REALITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR!
👉1. Brenda mandatit të parë, 20 mijë subvencionime të interesave të kredive për strehim (5 mijë cifte të reja cdo vit). Ciftet do të paguajnë simbolikisht vetëm 1% interesa, pjesa tjetër e interesave do subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kush nuk përfiton apo zgjedh të mos jetë pjesë e skemës së subvencionimit, do mund të përfitojë bunusin nga 10 deri në 25mijë euro për rikonstruksion dhe mobilim të banesës ekzistuese në pronësi apo trashëgimi të tyre.
👉2. Bonus i qënësishëm për cdo të lindur, dhe konkretisht 1000 euro për fëmijën e parë, 2000 euro për fëmijën e dytë, 3000 euro për fëmijën e tretë dhe 5000 euro për fëmijën e katërt e më shumë.
👉3. Gjithashtu, familjet me fëmijë deri në moshën 21 vjecare, do përfitojnë bonusin mujor nga 20 deri në 50 euro për cdo fëmijë (në varësi të të ardhurave familjare).
👉4. Lehtësim tatimor për nënat me tre fëmijë, të cila do përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat personale, ndërkohë që për ciftet me 4 fëmijë apo më shumë përjashtohet nga TAP edhe bashkëshorti.
🔷FAMILJA ËSHTË BAZA E SHOQËRISË, OBLIGIMI YNË ËSHTË FUQIZIMI DHE MIRËQENIA E SAJ!