Politikanët urojnë Vitin e Ri 2019. Dikush me studentët, dikush me qeverinë e dikush iu bën thirrje shqiptarëve, politikanët nuk shkëputen dot nga politika por ama e kanë një urim. Gazetarja Anilda Kacaci ka mundur t’u shkëpusë nga një prononcim politikanëve në seancën e fundit parlamentare. Një urim për këtë vit dhe një gabim që nuk do donin ta bënin. Ja si përgjigjen nga Erion Braçe, tek Sali Berisha, Sadri Abazi, Elisa Spiropali, Nora Malaj, Olta Xhaçka, Tom Doshi, Petrit Vasili, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Kejdi Mehmetaj etj.

Erion Braçe: Vit më të mirë!
Një gabim që s’do e bënit në 2019?
Të rri të dëgjoj këtë budallain këtu. Gabimi më i madh është të vish të harxhosh kohën këtu për të dëgjuar një budalla si puna e Lulzim Bashës.

Sali Berisha: Iu uroj mbarë shqiptarëve le të kemi një pranverë që duan të sjellin idealet e studentëve shqiptarë pa këtë regjim kakistokratik!

Një gabim që nuk duhet ta bëjnë në 2019?
Sa më shpejt të përmbyset ky regjim aq më të lirë do të jenë shqiptarët dhe më mirë. Do të kenë një vit të lumtur vitin e ardhshëm.

Nora Malaj: Fundviti shqiptarët i gjen me problematika shumë të mëdha. Me problematika në mënyrën e të jetuarit, në emocionin që kanë mbart në fund të vitit, në problemet e mëdha të protestës së studentëve. Do doja shumë që ky fundvit të ishte i tillë që babagjyshi t’u sjellë zgjidhje problemeve të studentëve. Do doja shumë që familjeve shqiptare që presin ardhjen e një pjesëtari të ri, 2019 të jetë një vit ogurbardhë me ardhjen e bebave. Do doja që të moshuarve t’i uroja një pleqëri sa më të mbarë e sa më të bukur dhe do doja që të rritej ekonomia e Shqipërisë dhe ju gazetarët që jeni gjithë kohën në terren dhe lodheni pafund të jepni lajme, të jepni në fillim të vitit lajme të mira se duke e filluar vitin mirë ndoshta dhe energjia pozitive do mbizotërojë mbi energjinë negative.

Një gabim që s’do e bënit në 2019?
Mund të them që tërë jetën njeriu bën gabime. Do jem më e kujdesshme për t’iu kushtuar pak më shumë mbesën time, pasi kam kuptuar që mund të investoj shumë edhe në politikë edhe në fushën e edukimit apo dhe në fusha të tjera por investimi më i mirë është tek fëmijët dhe të rinjtë prandaj duhet ta gjej kohën që te jem më shumë pranë saj.

Ju uroj gëzuar dhe dua t’i uroj në veçanti medias suaj që është jo vetëm informative por informative e ekuilibruar që të vazhdoni kështu sepse duke vazhduar kështu në fund të ditës informacioni është i mirë për të gjithë shqiptarët.

Sadri Abazi: Urime për të gjithë shqiptarët!
Një gabim që s’do e bëni në 2019-ën?
Po s’kam bërë as në 2018-ën.

Klajda Gjosha: Në radhë të parë të kenë shëndet njëherë dhe e dyta t’i gjejë shumë herë më mirë se sa ky vit! Ky vit ka qenë shumë i vështirë për të gjithë shqiptarët, kështu që është shumë e rëndësishme që të kenë ekonomi të mirë në familjet e tyre, për fëmijët, për t’i shkolluar ata.

Tom Doshi: Iu uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festat, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
Një gabim që s’do e bësh në 2019-ën?
S’kam bërë ndonjë gabim në 2018-ën.

Albana Vokshi: Ta gëzojnë 2019-ën, sa më të lumtur e të gëzuar!

Shezai Rrokaj: Gjithë të mirat e kësaj bote!
Një gabim që s’duhet bërë në 2019-ën?
Të jemi sa më afër realitetit dhe asaj aspirate që dëshirojnë të gjithë shqiptarët.

Jorida Tabaku: Gëzuar dhe na gjet më mirë viti tjetër!

Elisa Spiropali: Iu uroj gjithë shqiptarëve që të kenë festa të mbara dhe patjetër më shumë begati, më shumë mirësi për familjet e tyre dhe të kenë edhe më pak shqetësim nga politika.

Një gabim që nuk do e bësh në 2019-ën?
Po besoj se të ul pak dozën e agresivitetit dhe do shtoj dozën e qetësisë.

Dashamir Shehi: Viti që vjen të jetë më i mirë se sa ky!
Floida Kërpaçi: Shpresoj një vit sa më të mbarë dhe larg kësaj qeverie që i ka varfëruar dhe i ka bërë të ndihen më të mjeruar dhe ku 79% e të rinjve duan të largohen dhe janë të pashpresë.

Një gabim që s’do e bënit në 2019?
Të gjithë bashkë duhet të luftojmë më shumë kundër kësaj qeverie që të sjellim më shumë mirëqenie për shqiptarët.

Fatmir Mediu: Uroj të jetë një vit i mbarë që të zgjidhin çdo hall e problem që kanë dhe shpresoj që edhe kjo lëvizja e studentëve të na bëjë të besojmë që të kemi një të ardhme për sa kohë qëndrojmë kundër së keqes.

Një gabim që s’do e bënit në 2019?
Të gjithë kanë shumë gabime por ajo që nuk do doja ta bëj asnjëherë, të dal nga vetja ime dhe të fyej apo përbuz ndokënd.

Edmond Panariti: Një vit të mbarë, sa më të qetë, mbarësi, paqe!

Olta Xhaçka: Gëzuar festat emisioni i mëngjesit në Neës24!
Një gabim që nuk do përsëritet më në 2019-ën?
Shumë gabime, nuk jemi të pagabueshëm, shumë gabime.

Ervin Salianji: Një urim për të gjitha mediat, Neës24, BalkanËeb, Panorama për RASH-in, për gjithë grupin tuaj mediatik për pasqyrimin me paanësi, me korrektesë dhe profesionalizëm të të gjithë jetës të paktën politike në vend, përveç emisioneve të tjera, një vit me rritje akoma më të mëdha për të gjithë median tuaj dhe një vit sa më të mbarë, më të suksesshëm, me më pak drama dhe mjerim për shqiptarët dhe më shumë punësim. Ishalla me njerëz që rikthehen në Shqipëri për ta parë si një vend ku mund të jetohet dhe jo si një vend ku duhet ta braktisësh dhe të largohesh sa më parë. Shpresoj që të ketë më pak stres vitin tjetër për shqiptarët dhe më shumë perspektivë dhe shpresë për të ardhmen.

Një gabim që s’do e bënit në 2019?
Nuk e di, se në përgjithësi njeriu kur i di cilat janë gabime po t’i bëjë i quan faje kështu që unë shpresoj të jem sa më përfaqësues për të gjithë qytetarët që më kanë votuar dhe ato që mund të jenë gabime të së kaluarës të kem mësuar për të mos i përsëritur në të ardhmen.

Kejdi Mehmetaj: Të paktën studentët t’i gjejë më të lumtur se këtë vit.
Një gabim që s’do e bësh në 2019?
Do luftoj më shumë kundër Edi Ramës.

Nard Ndoka: Aman ça festash.

Nasip Naço: Gëzuar studentëve në radhë të parë dhe të gjithë shqiptarëve dhe ju personalisht, një vit të mbarë!

Klotilda Ferhati: Uroj që të gjithë shqiptarët ta kenë dritë 2019-ën. Asnjë nuk është i pagabueshëm, por shpresoj që njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe në frymën e vet dhe në shpirtin e vet të kenë qëllimin të mos bëjnë gabim.

Petrit Vasili: Uroj të kenë një vit të lumtur dhe të mos jetë absolutisht ky vit që po lëmë pas!

Një gabim që s’do e bënit në 2019?

Një gabim që s’do ta bëja është që të luftoja më pak se sa kam luftuar që Shqipëria të jetë më mirë.

Luçiano Boçi: Vit i mbarë, i gëzuar dhe pa këtë qeveri!
Janë shumë gabime që njeriu bën refleksione, njëri që do rri më shumë me fëmijët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb